Sahihu i Buhariut — Hadithi 822

141. Nënkapitulli: Bërrylat nuk duhen mbështetur në tokë gjatë sexhdes

Ebu Humejdi tregon: "Pejgamberi ﷺ ra në sexhde dhe i vendosi duart në tokë, as i shtriu (krahët) tërësisht (në tokë), as i ngriti shumë (saqë të prekë barkun me to)."

822. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Bëjeni mirë sexhden dhe askush të mos i shtrijë krahët sikurse qeni.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 822

Hadithe të ngjashme: Shiko (9)

Fjalë të panjohura?