Sahihu i Buhariut — Hadithi 823

142. Nënkapitulli: Qëndrimi ulur pas rekateve tek për t'u ngritur më pas për rekatin vijues

823. Nga: Malik ibn Huvejrithi

Muhamed ibn Sabahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Halid Hadhai, e ky nga Ebu Kilabe se Malik ibn Huvejrith Lejthiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë Pejgamberin ﷺ duke u falur dhe, pas rekateve tek, nuk ngrihej menjëherë në këmbë, por fillimisht rrinte ulur një copë herë (pastaj ngrihej për rekatin tjetër).

Referenca: Sahihu i Buhariut 823

Fjalë të panjohura?