Sahihu i Buhariut — Hadithi 824
143. Nënkapitulli: Si të mbahemi në tokë gjatë ngritjes për rekatin vijues?
824. Nga: Malik ibn Huvejrithi
Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ejubi se Ebu Kilabe tregon: “Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në xhaminë tonë, na e fali namazin dhe tha: “Do t'ju fal një namaz, me të cilin nuk kam për qëllim të falem, por t'ju tregoj se si e kam parë Pejgamberin ﷺ të falej.
Ejubi tregon: “E pyeta Ebu Kilaben:
- E si u fal?
- Sikurse ky hoxha ynë”, - tha Ebu Kilabe, duke aluduar në Amër ibn Selemen.
Ejubi thotë: “Amër ibn Seleme bënte tekbirin në çdo lëvizje (përveç pas rukusë) dhe, kur ngrihej nga sexhdja e dytë, ulej (një copë herë), pastaj mbahej me duar dhe ngrihej në këmbë (për rekatin vijues).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 824
Fjalë të panjohura?