Sahihu i Buhariut — Hadithi 825

144. Nënkapitulli: Shqiptimi i tekbirit gjatë ngritjes prej dy sexhdeve

Ibn Zubejri bënte tekbirin kur ngrihej prej dy sexhdeve.

825. Nga: Ebu Seid Hudriu

Jahja ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Fulejh ibn Sulejmani se Seid ibn Harithi ka thënë: “Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na e fali namazin dhe, kur u ngrit nga sexhdja, e bëri tekbirin me zë. Njëjtë veproi edhe kur ra në sexhde, kur u ngrit nga sexhdja dhe kur u ngrit prej dy rekateve.” Pastaj tha: “Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 825

Fjalë të panjohura?