Sahihu i Buhariut — Hadithi 830
147. Nënkapitulli: Teshehudi i parë
830. Nga: Abdullah ibn Malik ibn Buhajne
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Bekri, e ky nga Xhafer ibn Rebia, e ky nga Arexhi se Abdullah ibn Malik ibn Buhajne (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ na e fali drekën dhe, në vend se të qëndronte ulur (pas dy rekatesh), u ngrit në këmbë. Kur arriti në fund të namazit, i bëri dy sexhde duke qenë ulur.”