Sahihu i Buhariut — Hadithi 831

148. Nënkapitulli: Teshehudi i fundit

831. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ameshi, e ky nga Shekik ibn Seleme se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur faleshim pas Pejgamberit ﷺ, thoshim: “Eselamu ala Xhibrile ve Mikaile, eselamu ala fulanin ve fulan (Paqja qoftë mbi Xhibrilin dhe Mikailin. Paqja qoftë mbi filanin e filanin). I Dërguari i Allahut ﷺ u kthye dhe na tha: “Vetë Allahu quhet Es-Selam. Kur dikush falet, le të thotë: “Etehijatu lilahi ve salavatu ve tajibatu. Eselamu alejke ejuhe nebiju ve rahmetullahi ve berekatuhu. Eselamu alejna ve ala ibadilahi salihin (Përshëndetjet, lutjet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë)!” Duke e thënë këtë, përfshini çdo rob të mirë të Allahut, në qiell dhe Tokë. (Pastaj le të vazhdojë:) “Eshhedu en la ilahe il-lallah ve eshhedu ene Muhameden abduhu ve resuluhu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 831

Hadithe të ngjashme: Shiko (7)

Fjalë të panjohura?