Sahihu i Buhariut — Hadithi 838
153. Nënkapitulli: Dhënia e selamit atëherë kur imami jep selam
Ibn Omeri pëlqente që, kur imami jepte selam, të jepnin edhe xhemati mbrapa tij (mos të vonohen).
838. Nga: Itban ibn Malik Ensariu
Hiban ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Mahmud ibn Rabiu se Itbani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “U falëm me Pejgamberin ﷺ dhe dhamë selam kur dha ai.”