Sahihu i Buhariut — Hadithi 839
154. Nënkapitulli: Ai që nuk ia kthen selamin imamit, por mjaftohet me selamin e namazit
839. Nga: Mahmud ibn Rabi Ensariu
Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu se Mahmud ibn Rabiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, qysh i vogël, e mbante në mend të Dërguarin e Allahut ﷺ. I kujtohej kur ai e kishte mbushur gojën me ujë prej një kove dhe ia kishte hedhur në fytyrë (për ashikëri, shaka ose bekim), në shtëpinë e tyre.