Sahihu i Buhariut — Hadithi 848

157. Nënkapitulli: Qëndrimi i imamit në vendin e faljes, pas selamit

848. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ejubi se Nafiu tregon: “Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) falte namaz vullnetar në vendin e njëjtë ku e falte namazin farz, sikurse edhe Kasimi.”

Përmendet se Ebu Hurejra ka transmetuar se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Imami nuk fal namaz vullnetar në vendin e njëjtë (ku e fal farzin).” Mirëpo, ky transmetim nuk është i saktë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 848

Fjalë të panjohura?