Sahihu i Buhariut — Hadithi 851
158. Nënkapitulli: Nëse imamit i kujtohet një nevojë e caktuar dhe, menjëherë pas namazit, shpejton (për ta kryer) duke kaluar nëpërmjet xhematit
851. Nga: Ukbe ibn Harith Nufejliu
Muhamed ibn Ubejdi na ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e ky nga Omer ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Mulejke se Ukbe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E fala namazin e ikindisë mbrapa Pejgamberit ﷺ, në Medinë, e, pasi e kreu, u ngrit me nxitim, kaloi nëpërmjet safave dhe shkoi në shtëpinë e njërës prej grave të tij. Njerëzit u merakosën nga ngutja e tij dhe, pasi doli, i pa njerëzit të habitur për shkak të nxitimit të vet, andaj u tha: “M'u kujtua se në shtëpi kisha ca florinj dhe nuk doja të më preokuponte më tutje (çështja e tyre), andaj urdhërova të shpërndaheshin.”