Sahihu i Buhariut — Hadithi 853

160. Nënkapitulli: Transmetimet mbi hudhrën, qepën dhe preshin

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që ha hudhër ose qepë, qoftë prej urisë, qoftë për ndonjë shkak tjetër, të mos i afrohet xhamisë sonë.”

853. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ, në Betejën e Hajberit, pati thënë: “Ai që ha këto perime, - aludonte në hudhrën, - të mos i afrohet xhamisë sonë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 853

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?