Sahihu i Buhariut — Hadithi 854
160. Nënkapitulli: Transmetimet mbi hudhrën, qepën dhe preshin
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që ha hudhër ose qepë, qoftë prej urisë, qoftë për ndonjë shkak tjetër, të mos i afrohet xhamisë sonë.”
854. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që ha këto perime, - aludonte në hudhrën, - të mos vijë në xhamitë tona.”
Atai thotë: “E pyeta Xhabirin:
- E çfarë kishte për qëllim me këtë?
- Nuk di që kishte ndonjë qëllim tjetër përveçse erën e saj, - tha ai.”