Sahihu i Buhariut — Hadithi 856

160. Nënkapitulli: Transmetimet mbi hudhrën, qepën dhe preshin

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që ha hudhër ose qepë, qoftë prej urisë, qoftë për ndonjë shkak tjetër, të mos i afrohet xhamisë sonë.”

856. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi se Abdulazizi tregon: “Një burrë e pyeti Enes ibn Malikun (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

- Çfarë ke dëgjuar nga Pejgamberi ﷺ në lidhje me hudhrën?

- Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që ha këtë lloj perimesh (hudhër), të mos na afrohet, - ose ka thënë: të mos falet me ne”, - tha Enesi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 856

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?