Sahihu i Buhariut — Hadithi 857

161. Nënkapitulli: Abdesi i fëmijëve dhe koha kur u obligohet gusli e pastrimi, prezantimi i tyre në namazin me xhemat, bajrame, namazin e xhenazes, si dhe rreshtimi i tyre nëpër safa

857. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ibn Muthena na ka thënë: Më ka treguar Gunderi, e ky e ka dëgjuar Sulejman Shejbaniun se Shabiu tregon: “Më ka treguar dikush që bashkë me Pejgamberin ﷺ kishte kaluar pranë një varri të lënë anash, se ai (Pejgamberi ﷺ) u kishte prirë, ndërsa këta ishin rreshtuar në safa për t'ia falur namazin të vdekurit.

Gunderi e pyeti Shabiun:

- O Ebu Amër, kush është ai që të ka treguar?

- Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - tha Shabiu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 857

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?