Sahihu i Buhariut — Hadithi 858
161. Nënkapitulli: Abdesi i fëmijëve dhe koha kur u obligohet gusli e pastrimi, prezantimi i tyre në namazin me xhemat, bajrame, namazin e xhenazes, si dhe rreshtimi i tyre nëpër safa
858. Nga: Ebu Seid Hudriu
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Safvan ibn Sulejmi, e ky nga Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pastrimi ditën e premte është obligim për çdo të rritur.”