Sahihu i Buhariut — Hadithi 862

161. Nënkapitulli: Abdesi i fëmijëve dhe koha kur u obligohet gusli e pastrimi, prezantimi i tyre në namazin me xhemat, bajrame, namazin e xhenazes, si dhe rreshtimi i tyre nëpër safa

862. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë, Pejgamberi ﷺ e vonoi namazin e jacisë, derisa Omeri i tha: “Fjetën gratë dhe fëmijët.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ doli dhe u tha atyre që ishin në xhami: “Asnjë banor i Tokës nuk është duke pritur për ta falur këtë namaz, përveç jush.” Atëkohë askush nuk falej përveç banorëve të Medinës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 862

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?