Sahihu i Buhariut — Hadithi 865
162. Nënkapitulli: Vajtja e grave në xhami natën dhe në errësirën e agimit
865. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ubejdullah ibn Musai na ka treguar nga Handhale, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse gratë ju kërkojnë leje për të dalë në xhami gjatë mbrëmjes, lejojini.”
Shuëbe e përforcon transmetimin e Ameshit nga Muxhahidi, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.