Sahihu i Buhariut — Hadithi 866
163. Nënkapitulli: Njerëzit presin që të ngrihet imami, në mënyrë që të largohen nga vendfalja
866. Nga: Umu Seleme
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Hind bint Harithi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ tregon se, në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ gratë ngriheshin posa jepnin selam në namazin farz, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ qëndronte një copë herë, sikurse edhe xhematlinjtë meshkuj. Kur ngrihej i Dërguari i Allahut ﷺ, ngriheshin edhe burrat.
Referenca: Sahihu i Buhariut 866
Fjalë të panjohura?