Sahihu i Buhariut — Hadithi 867
163. Nënkapitulli: Njerëzit presin që të ngrihet imami, në mënyrë që të largohen nga vendfalja
867. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku. [t]: Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ e falte sabahun, gratë dilnin (prej xhamisë) të mbështjella me pelerinat e tyre (të gjera, që ua mbulonin trupin tërësisht), saqë nuk shquheshin në errësirë.”