Sahihu i Buhariut — Hadithi 868

163. Nënkapitulli: Njerëzit presin që të ngrihet imami, në mënyrë që të largohen nga vendfalja

868. Nga: Ebu Katade Sulemiu

Muhamed ibn Miskini na ka thënë: Na ka treguar Bishri, e këtij i ka rrëfyer Evzaiu, e këtij i ka treguar Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katade Ensariu, se babai i tij Ebu Katade Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ndonjëherë dëshiroj ta zgjas namazin, mirëpo, kur dëgjoj të qarët e fëmijës, e shkurtoj leximin, nga frika se mos ia vështirësoj (namazin) nënës së tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 868

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?