Sahihu i Buhariut — Hadithi 872
165. Nënkapitulli: Nxitimi i grave për t’u larguar nga xhamia pas përfundimit të namazit dhe qëndrimi i tyre shkurtazi brenda xhamisë
872. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Jahja ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Seid ibn Mensuri, e këtij i ka treguar Fulejhu, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e falte namazin e sabahut në errësirën e agimit. Gratë (pas namazit) shpërndaheshin nga xhamia dhe, për shkak të errësirës, nuk shquheshin, - ose ka thënë: nuk shquanin njëra-tjetrën.