Sahihu i Buhariut — Hadithi 873

166. Nënkapitulli: Gruaja i kërkon leje bashkëshortit për të vajtur në xhami

873. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salim ibn Abdullahu, se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse ndonjërit prej jush gruaja i kërkon leje për të shkuar në xhami, të mos e ndalojë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 873

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?