Sahihu i Buhariut — Hadithi 884

6. Nënkapitulli: Lyerja me vajra erëmirë për namazin e xhumasë

884. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Tavusi tregon: “E kam pyetur Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

- Disa thonë se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pastrohuni ditën e premte, lani kokat tuaja, edhe nëse nuk jeni xhunubë, si dhe parfumohuni!”

- Sa i përket guslit, është e vërtetë, ndërkaq, sa i përket parfumimit, nuk e di, - tha Ibn Abasi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 884

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?