Sahihu i Buhariut — Hadithi 887

8. Nënkapitulli: Pastrimi i dhëmbëve ditën e premte

Ebu Seidi tregon se Pejgamberi ﷺ i pastronte dhëmbët

887. Nga: Ebu Hurejra

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur të mos më dukej e rëndë për umetin tim, - ose ka thënë: sikur të mos më dukej e rëndë për njerëzit, - do t'i urdhëroja ta përdornin misvakun për çdo namaz.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 887

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?