Sahihu i Buhariut — Hadithi 894

12. Nënkapitulli: A janë të detyruar të pastrohen ditën e premte ata që nuk marrin pjesë në namazin e xhumasë, përkatësisht: gratë, fëmijët dhe të tjerët?

Ibn Omeri ka thënë: "Gusli është për atë që e ka obligim namazin e xhumasë."

894. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur dikush të vijë për namazin e xhumasë, le të pastrohet.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 894

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?