Sahihu i Buhariut — Hadithi 898

12. Nënkapitulli: A janë të detyruar të pastrohen ditën e premte ata që nuk marrin pjesë në namazin e xhumasë, përkatësisht: gratë, fëmijët dhe të tjerët?

Ibn Omeri ka thënë: "Gusli është për atë që e ka obligim namazin e xhumasë."

898. Nga: Ebu Hurejra

Eban ibn Salihu transmeton nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo musliman e ka obligim ndaj Allahut që të pastrohet një herë në javë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 898

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?