Sahihu i Buhariut — Hadithi 9
3. Nënkapitulli: Veprat e besimit
Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, melekët, Librin dhe pejgamberët; e atij që me vullnet jep, nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve; e atij që fal namazin, dhe e jep zekatin; dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka; e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun.” (Bekare, 177) “Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët.” (Muminun, 1)
9. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amir Akadiu, se këtij i ka treguar Sulejman ibn Bilali nga Abdullah ibn Dinari, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Imani është gjashtëdhjetë e disa pjesë dhe turpi është pjesë e imanit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 9
Fjalë të panjohura?