Sahihu i Buhariut — Hadithi 904

16. Nënkapitulli: Koha për faljen e namazit të xhumasë është pasi ta kalojë dielli kupën e qiellit

Poashtu është transmetuar nga Omeri, Aliu, Numan ibn Beshiri dhe Amër ibn Hurejthi (Allahu qoftë i kënaqur me ta).

904. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Surejxh ibn Numani na ka thënë: Na ka treguar Fulejh ibn Sulejmani, e ky nga Othman ibn Abdurrahman ibn Othman Tejmiu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e falte namazin e xhumasë pasi dielli e kalonte kupën e qiellit.

Referenca: Sahihu i Buhariut 904

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?