Sahihu i Buhariut — Hadithi 911

20. Nënkapitulli: Ditën e premte nuk e ngre tjetrin nga vendi për t’u ulur vetë në vendin e tij

911. Nga: Abdullah ibn Omeri

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Mahled ibn Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar Nafiun se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ka ndaluar që një person ta çojë tjetrin nga vendi i tij për t'u ulur vetë në të.

Ibn Xhurejxhi e ka pyetur Nafiun:

- Vetëm për xhuma?

- Për xhuma dhe jashtë saj, - iu përgjigj Nafiu.

Referenca: Sahihu i Buhariut 911

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?