Sahihu i Buhariut — Hadithi 930

32. Nënkapitulli: Kur imami sheh ndonjë person duke hyrë gjatë hutbes, e urdhëron t’i falë dy rekate

930. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Amër ibn Dinari se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Teksa Pejgamberi ﷺ ishte duke mbajtur hutben ditën e xhuma, erdhi një person, të cilin e pyeti:

- “A u fale, o filan?”

- Jo, - tha ai.

- “E po, ngrihu e falu!” - i tha Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 930

Hadithe të ngjashme: Shiko (3)

Fjalë të panjohura?