Sahihu i Buhariut — Hadithi 937

39. Nënkapitulli: Namazi që falet para dhe pas xhumasë

937. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i falte dy rekate para farzit të drekës dhe dy të tjera pas saj. Pas akshamit i falte dy rekate në shtëpinë e vet, si dhe pas jacisë edhe dy rekate. Ndërkaq, pas namazit të xhumasë nuk falej derisa dilte (nga xhamia), pastaj i falte dy rekate (në shtëpi).

Referenca: Sahihu i Buhariut 937

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?