Sahihu i Buhariut — Hadithi 941
41. Nënkapitulli: Dremitja pas namazit të xhumasë
941. Nga: Sehël ibn Sad Saidiu
Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Gasani, e këtij i ka treguar Ebu Hazimi se Sehli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Namazin e xhumasë e falnim me Pejgamberin ﷺ, pastaj dremitnim.”