Sahihu i Buhariut — Hadithi 969

11. Nënkapitulli: Vlera e veprave të mira gjatë tri ditëve të para të Bajramit të Kurbanit

Ibn Abasi, në komentimin e ajetit: “... që ta përmendin Allahun në ditë të caktuara...”, (Haxh, 28) thotë: "Pra, dhjetë ditët (e muajit dhul hixhe), kurse ditët e caktuara janë ditët e Bajramit. Ibn Omeri dhe Ebu Hurejra, gjatë dhjetë ditëve, dilnin nëpër treg dhe bënin tekbire, ndërkohë njerëzit madhëronin Allahun me tekbiret e tyre. Muhamed ibn Aliu bënte tekbiret edhe pas namazeve nafile."

969. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamed ibn Arare na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Muslim Batini, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!‎‎) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë:

- “Veprat e bëra gjatë dhjetë ditëve (të muajit dhul hixhe) nuk janë më të vlefshme sesa veprat gjatë këtyre ditëve (të Bajramit).”

- As xhihadi? - e pyetën.

- “As xhihadi, përveç atij që del (për luftë) duke rrezikuar jetën dhe pasurinë e vet, e nuk kthehet më.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 969

Fjalë të panjohura?