Hadithet e ngjashme me hadithin 1083

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1656. Nga: Harithe ibn Vehb Huzaiu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Is'hak Hemdani se Harithe ibn Vehb Huzaiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na i fali dy rekate në Mina, edhe pse asnjëherë nuk kemi qenë më shumë (në numër) dhe më të sigurt se atëkohë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1656

Fjalë të panjohura?

1083. Nga: Harithe ibn Vehb Huzaiu

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka lajmëruar Ebu Is'haku se Harithe ibn Vehbiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na e fali namazin dy rekate në Mina, edhe pse ishte vend i sigurt (nuk kishte as luftë, as kanosje të sigurisë).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1083

Fjalë të panjohura?