Hadithet e ngjashme me hadithin 1119
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1161. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Bishr ibn Hakemi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Salim Ebu Nadri, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi Pejgamberi ﷺ falej sunetin e sabahut, nëse isha zgjuar, bisedonte me mua, e, nëse jo, shtrihej, derisa thirrej ikameti për namaz.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1161
Fjalë të panjohura?
1119. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Jezidi dhe Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e këta nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nëna e besimtarëve, tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ falej ulur dhe (gjatë namazit) lexonte duke qenë ulur. Para përfundimit të leximit, kur mbeteshin përafërsisht tridhjetë ose dyzet ajete, ngrihej në këmbë, i lexonte ato dhe binte në ruku e pastaj në sexhde. Njëjtë vepronte edhe në rekatin e dytë. Kur e përfundonte namazin, më shikonte nëse isha zgjuar, për të biseduar me mua. E, nëse isha në gjumë, shtrihej.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1119
Fjalë të panjohura?
1118. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nëna e besimtarëve, tregon se asnjëherë nuk e ka parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke falur ulur namazin e natës, përveç kur u moshua, lexonte Kuran ulur derisa, kur donte të binte në ruku, ngrihej në këmbë dhe i lexonte edhe tridhjetë ose dyzet ajete të tjera, pastaj binte në ruku.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1118
Fjalë të panjohura?
1168. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ebu Nadri, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi Pejgamberi ﷺ i falte dy rekate, nëse isha zgjuar, bisedonte me mua, e, nëse jo, shtrihej.”
(Ali ibn Abdullahu ka thënë:) I thashë Sufjanit: “Dikush (prej transmetuesve) e përmend sunetin e sabahut këtu. Ashtu është, - më tha Sufjani.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1168
Fjalë të panjohura?