Hadithet e ngjashme me hadithin 1178

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1981. Nga: Ebu Hurejra

Ebu Mameri na ka thënë: Na ka treguar Abdulvarithi, e këtij i ka treguar Ebu Tejahu, e këtij i ka treguar Ebu Othmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra:

1. Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji,

2. Faljen e dy rekateve të duhasë dhe

3. Faljen e vitrit para gjumit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1981

Fjalë të panjohura?

1178. Nga: Ebu Hurejra

Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuëbe, e këtij i ka treguar Abas Xhurejriu, e ky është Ibn Ferruhu, e ky nga Ebu Othman Nehdiu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I dashuri im (Pejgamberi ﷺ) më ka porositur për tri gjëra, të cilat nuk i lë deri në vdekje:

1. Agjërimin e tri ditëve në çdo muaj,

2. Namazin e duhasë,

3. Vitrin para gjumit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1178

Fjalë të panjohura?