Hadithet e ngjashme me hadithin 1251
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1251. Nga: Ebu Hurejra
Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Muslimani, të cilit i vdesin tre fëmijë, nuk do të hyjë në Xhehenem, përveç betimit të Allahut, i cili do të realizohet medoemos (kalimit nëpër Urën e Siratit, mbi Xhehenem).”
Ebu Abdullahu (Buhariu) citon ajetin: “Dhe çdonjëri prej jush do të arrijë tek Ai (Xhehenemi).” (Merjem, 71)
Referenca: Sahihu i Buhariut 1251
Fjalë të panjohura?