Hadithet e ngjashme me hadithin 129
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
128. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Muadh ibn Hishami, e këtij i ka treguar babai i vet, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ i tha Muadhit, i cili ishte ulur mbrapa tij mbi samar: “O Muadh ibn Xhebel!”
Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut, - tha Muadhi.
Pejgamberi ﷺ sërish tha: “O Muadh!”
Të përgjigjem me kënaqësi, o i Dërguari i Allahut, - tha tri herë Muadhi.
Pejgamberi ﷺ tha: “Nuk ndodh që dikush të deklarojë sinqerisht nga zemra se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, e që Allahu atë njeri të mos ia ndalojë Zjarrit.”
Muadhi i tha: “O i Dërguari i Allahut! A t'i njoftoj njerëzit, që të gëzohen?”
“(Kur ta dëgjojnë këtë njerëzit) atëherë do t'i mbështeten vetëm asaj (e do t'i braktisnin veprat)”, - tha Pejgamberi ﷺ.
Mu për këtë Muadhi e tregoi në fund të jetës së tij, nga frika se do të mëkatonte (nëse nuk do ta tregonte).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 128
Fjalë të panjohura?
129. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e vet se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Dikush më ka treguar se Pejgamberi ﷺ i ka thënë Muadhit: “Ai që e takon Allahun pa i bërë ortak asgjë, do të hyjë në Xhenet.”
Ndërkaq, Muadhi i ka thënë: “A t'i përgëzoj njerëzit?”
- “Jo, se kam frikë se do t'i mbështeten vetëm asaj (e do t'i braktisnin veprat)”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
Referenca: Sahihu i Buhariut 129
Fjalë të panjohura?