Hadithet e ngjashme me hadithin 1308
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1307. Nga: Amir ibn Rebia
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Salimi, e ky nga babai i tij se Amir ibn Rebia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur ta shihni xhenazen, ngrihuni në këmbë derisa t'ju lërë pas (t'ju kalojë).”
Sufjani e transmeton nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salimi, e ky nga babai i tij, e këtij i ka rrëfyer Amir ibn Rebia e ky nga Pejgamberi ﷺ. Humejdi shton: “Derisa të kalojë ose të lëshohet (në varr).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1307
Fjalë të panjohura?
1308. Nga: Amir ibn Rebia
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri se Amir ibn Rebia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush prej jush sheh ndonjë xhenaze, të cilën nuk është duke e përcjellë, le të ngrihet në këmbë derisa ta tejkalojë (atë) ose ta tejkalojë (ajo), ose derisa të lëshohet (në varr) para se ta tejkalojë atë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1308
Fjalë të panjohura?