Sahihu i Buhariut — Hadithi 1308

47. Nënkapitulli: Koha e uljes në rast se ngrihet në këmbë për xhenazen

1308. Nga: Amir ibn Rebia

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri se Amir ibn Rebia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush prej jush sheh ndonjë xhenaze, të cilën nuk është duke e përcjellë, le të ngrihet në këmbë derisa ta tejkalojë (atë) ose ta tejkalojë (ajo), ose derisa të lëshohet (në varr) para se ta tejkalojë atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1308

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?