Hadithet e ngjashme me hadithin 1402
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1402. Nga: Ebu Hurejra
Hakem ibn Nafiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Hurmuz Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atij që nuk e jep zekatin e deveve (në Ditën e Gjykimit), ato i venë në formën më të mirë që kanë qenë dhe e shkelin me thundra. Atij që nuk e jep zekatin e deleve, ato i venë në formën më të mirë që kanë qenë, e shkelin me thundra dhe e shpojnë me brirë. Është e udhës që ato të milen tek uji (mrizi, që t'u japë të varfërve). Askush të mos më vijë Ditën e Kiametit duke bartur në qafë ndonjë dele që blegëron, e të më thotë: “O Muhamed!”, e t'i them: “Nuk mund të bëj asgjë për ty, se ta kam kumtuar (me kohë), si dhe të mos më vijë duke bartur në qafë ndonjë deve që buluron, e të më thotë: “O Muhamed!”, e t'i them: “Nuk mund të bëj asgjë për ty, se ta kam kumtuar (me kohë).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1402
Fjalë të panjohura?