Sahihu i Buhariut — Hadithi 1402

3. Nënkapitulli: Mëkati i atij që nuk e jep zekatin

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e Allahut, lajmëroji për një dënim të dhembshëm. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e Xhehenemit, e me të u lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): "Kjo është ajo që e deponuat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depononit!” (Teube, 34-35)

1402. Nga: Ebu Hurejra

Hakem ibn Nafiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Hurmuz Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Atij që nuk e jep zekatin e deveve (në Ditën e Gjykimit), ato i venë në formën më të mirë që kanë qenë dhe e shkelin me thundra. Atij që nuk e jep zekatin e deleve, ato i venë në formën më të mirë që kanë qenë, e shkelin me thundra dhe e shpojnë me brirë. Është e udhës që ato të milen tek uji (mrizi, që t'u japë të varfërve). Askush të mos më vijë Ditën e Kiametit duke bartur në qafë ndonjë dele që blegëron, e të më thotë: “O Muhamed!”, e t'i them: “Nuk mund të bëj asgjë për ty, se ta kam kumtuar (me kohë), si dhe të mos më vijë duke bartur në qafë ndonjë deve që buluron, e të më thotë: “O Muhamed!”, e t'i them: “Nuk mund të bëj asgjë për ty, se ta kam kumtuar (me kohë).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1402

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?