Hadithet e ngjashme me hadithin 1415
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1416. Nga: Ebu Mesud Bedriu
Seid ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Shekiku se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ na urdhëronte për të dhënë lëmoshë, ndokush shkonte në treg, ku punonte si hamall, e në atë rast fitonte një mud (sa dy grushte, të cilën pastaj e jepte lëmoshë). Sot, disa prej tyre posedojnë njëqind mijë (monedha të atëhershme).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1416
Fjalë të panjohura?
1415. Nga: Ebu Mesud Bedriu
Ubejdullah ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Numan Hakemi, e ky është Ibn Abdullah Basriu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ebu Vaili se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti i lëmoshës, ne punonim si hamej (dhe jepnim lëmoshë nga ajo). Dikush erdhi dhe dha lëmoshë në sasi të madhe. (Hipokritët) thanë: “Për syefaqësi.” Një tjetër dha lëmoshë sa një saë. Njerëzit thanë: “Allahu nuk ka nevojë për sain e tij. Atëherë zbriti ajeti: “Sa për ata (hipokritë) që përqeshin besimtarët që japin lëmoshë me vullnet dhe tallen me ata që nuk janë në gjendje të japin gjë përveç (fryteve të) punës së tyre, Allahu do të tallet me ta. Ata do të kenë dënim të dhembshëm.” (Teube, 79)
Referenca: Sahihu i Buhariut 1415
Fjalë të panjohura?