Hadithet e ngjashme me hadithin 1444

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1444. Nga: Ebu Hurejra

Ndërkaq, Handhale (në transmetimin e këtij hadithi) nga Tavusi ka thënë: “dy mburoja” (në vend të: “dy xhybe”).

Po ashtu, Lejthiu ka thënë: Më ka treguar Xhaferi, e ky nga Ibn Hurmuzi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë (në këtë hadith): “dy mburoja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1444

Fjalë të panjohura?

1443. Nga: Ebu Hurejra

Musai na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra transmeton nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: “Koprraci dhe lëmoshëdhënësi u shëmbëllejnë dy personave që kanë të veshura xhybe të hekurta,...” [t]: Ebu Jemani na ka thënë: Na ka lajmëruar Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e këtij i ka treguar Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Koprraci dhe dorëdhënësi u shëmbëllejnë dy personave që kanë të veshura xhybe të hekurta, nga gjoksi deri te klavikulat. Sa i përket dorëdhënësit, sa herë që jep, i zgjatet ose i zmadhohet sipër lëkurës së tij, derisa t'ia mbulojë majat e gishtërinjve dhe t'ia fshijë gjurmët që lë pas vetes (prej gjatësisë së saj). Ndërkaq, sa herë që koprraci dëshiron të japë diçka, çdo hallkë (e parzmores) i tkurren në vendin e vet. Ndonëse mundohet ta zgjerojë, ajo nuk i zgjerohet.”

Shprehjen: “dy xhybe” (në senedin e lartpërmendur) e ka fuqizuar edhe Hasen ibn Muslimi nga Tavusi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1443

Fjalë të panjohura?