Hadithet e ngjashme me hadithin 1457
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1399. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Jeman Hakem ibn Nafiu na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajb ibn Ebu Hamzai, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ, prijës u bë Ebu Bekri, andaj shumë arabë u bënë renegatë.” Omeri i tha (Ebu Bekrit): “Si po i lufton njerëzit, ndërkohë i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të thonë “la ilahe il-lallah”. Ai që e thotë këtë, prej meje e ka të siguruar veten dhe pasurinë, përveç (nëse bie ndesh) me të drejtën islame, ndërkohë llogaria e tij është tek Allahu.”?
Referenca: Sahihu i Buhariut 1399
Fjalë të panjohura?
1457. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Hurejra tregon se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Kuptova se Allahu ia ka hapur zemrën (e ka udhëzuar) Ebu Bekrit për t'i luftuar dhe u binda se kjo është e vërteta.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1457
Fjalë të panjohura?