Hadithet e ngjashme me hadithin 1463

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1464. Nga: Ebu Hurejra

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e ky nga Huthajm ibn Iraku, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ. [t]: Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejb ibn Halidi, e këtij i ka treguar Huthajm ibn Irak ibn Maliku, e ky nga babai i tij se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Muslimani nuk është i obliguar të japë zekat as për robin, as për kalin e tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1464

Fjalë të panjohura?

1463. Nga: Ebu Hurejra

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari, e ky e ka dëgjuar Sulejman ibn Jesarin, e ky nga Irak ibn Maliku se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Muslimani nuk është i obliguar të japë zekat as për kalin, as për shërbëtorin e tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1463

Fjalë të panjohura?