Sahihu i Buhariut — Hadithi 1463

45. Nënkapitulli: Muslimani nuk është i obliguar të japë zekat për kalin e vet

1463. Nga: Ebu Hurejra

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari, e ky e ka dëgjuar Sulejman ibn Jesarin, e ky nga Irak ibn Maliku se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Muslimani nuk është i obliguar të japë zekat as për kalin, as për shërbëtorin e tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1463

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?