Hadithet e ngjashme me hadithin 1465

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

921. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Hilal ibn Ebu Mejmune, e këtij i ka treguar Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, Pejgamberi ﷺ u ul në minber, kurse ne u ulëm përreth tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 921

Fjalë të panjohura?

1465. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Hilal ibn Ebu Mejmune, e këtij i ka treguar Ata ibn Jesari se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë Pejgamberi ﷺ u ul në minber, kurse ne përreth tij, e në atë rast tha: “Gjëja prej së cilës frikësohem për ju, pas meje, është fakti se do t'ju hapen bukuritë dhe stolitë e dynjasë.” Njëri tha: “O i Dërguari i Allahut, e mira a mund ta sjellë të keqen?” Pejgamberi ﷺ heshti, e atij (pyetësit) i thanë: “Ç'është puna jote, po i flet Pejgamberit ﷺ, e ai nuk po ta kthen?” Pastaj vërejtëm se Pejgamberit ﷺ po i zbriste shpallja. Pasi përfundoi, i fshiu djersët dhe pyeti: “Ku është pyetësi?” U duk sikur po e lavdëronte dhe tha: “E mira nuk e sjell të keqen, (dhënia pas grumbullimit të pasurisë së shumtë dëmton sikundërqë) gjelbërimi i pranverës e mbyt kafshën ose e sjell në prag të ngordhjes, përveç asaj që kullot bar të njomë. Nëse kafsha ha (bar të) gjelbër derisa i mbushen brinjët, kthehet nga dielli (merr rreze), bajgos e lehtë urinon dhe prapë kullot. Pasuria është e njomë (e bukur për syrin) dhe e ëmbël. I lumtë muslimanit për atë që ia jep nevojtarit, jetimit ose udhëtarit!” - Ose, sido që të ketë thënë Pejgamberi ﷺ: - “Ai që merr pasuri padrejtësisht, është sikurse ai që ha e nuk ngopet. Ditën e Kiametit ajo do të bëhet dëshmitare kundër tij.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1465

Fjalë të panjohura?