Hadithet e ngjashme me hadithin 1485

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1491. Nga: Ebu Hurejra

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Hasen ibn Aliu mori një prej hurmave të lëmoshës dhe e futi në gojë, e në atë rast Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos, mos!”, - që ta hidhte atë. Pastaj i tha: “A nuk e ke ditur se ne (ehlu bejti) nuk e hamë lëmoshën.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1491

Fjalë të panjohura?

1485. Nga: Ebu Hurejra

Omer ibn Muhamed ibn Hasen Esediu na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Tahmani, e ky nga Muhamed ibn Jezidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur (medinasit) i vilnin palmat, të Dërguarit të Allahut ﷺ ia sillnin hurmat (e zekatit). Secili i sillte të vetat, saqë Pejgamberit ﷺ i tuboheshin një grumbull hurmash. Haseni dhe Husejni luanin me këto hurma. Kështu, njëri prej tyre mori një hurmë dhe e futi në gojë.” I Dërguari i Allahut ﷺ e shikoi dhe ia nxori hurmën nga goja dhe i tha: “A nuk e di se familja e Muhamedit ﷺ nuk e ha lëmoshën?”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1485

Fjalë të panjohura?