Hadithet e ngjashme me hadithin 1505

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1506. Nga: Ebu Seid Hudriu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ijad ibn Abdullah ibn Sad ibn Ebu Serh Amiriu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Sadakanë e fitrit e jepnim një saë ushqim, elb, hurma, djathë ose stafidhe.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1506

Fjalë të panjohura?

1508. Nga: Ebu Seid Hudriu

Abdullah ibn Muniri na ka treguar se e ka dëgjuar Jezid Adeniun, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e këtij i ka treguar Ijad ibn Abdullah ibn Ebu Serhu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ sadakanë e fitrit e jepnim një saë ushqim, hurma, elb ose stafidhe. Kur erdhi Muaviu (si halife) dhe përdorej gruri (nga Shami), tha: “Mendoj se një grusht nga ky grurë është i barabartë me dy grushte (gjysmë saë i ushqimeve të tjera).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1508

Fjalë të panjohura?

1510. Nga: Ebu Seid Hudriu

Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Ebu Omeri, e ky nga Zejdi, e ky nga Ijad ibn Abdullah ibn Sadi se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ në ditën e Bajramit të Fitrit e jepnim një saë ushqim. Atëkohë ushqimi ynë ka qenë: elbi, stafidhet, djathi dhe hurmat.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1510

Fjalë të panjohura?

1505. Nga: Ebu Seid Hudriu

Kabisa na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ijad ibn Abdullahu se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Sadakanë e fitrit e jepnim një saë elb.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1505

Fjalë të panjohura?